Surgeon with his team in the operating room.

Dy kirurgë janë në hetim pasi akuzohen se i kanë hequr një gruaje stomakun gabimisht. Gruaja u diagnostifikua me ‘tumor malinj” përmes një diagnoze e cila më vonë u zbulua se ishte krejtësisht e gabuar.

Ngjarja u regjistrua në 2016, dhe prokuroria ka nisur hetimet për dy kirurgë të spitalit Sesto San Giovanni në Lombardi, në veri të Italisë.

Seanca e parë gjyqësore është parashikuar të mbahet më 17 shtator dhe mjekët akuzohen për lëndime të rënda ndaj pacientes.

Prej 4 prillit 2016, kur gruaja iu nënshtrua operacionit nuk mundi më të kishte një jetë normale. Prej asaj dite humbi 30 kg.

Sipas prokurorit, kirurgët por dhe stafi mjekësor që trajtuan gruan kishin intepretuar në mënyrë të gabuar grafinë pa pritur që të dilnin rezultatet e biopsisë. Jo vetëm, sipas hetimeve  ata as nuk e kanë informuar apo sqaruar gruan për operacionin.


Flash Lajme