Intituti i Shëndetit Publik, me anë të një njoftimi ka lajmëruar se nga të gjitha rastet e ekzaminimit të pacientëve me shqetësime dhe shenja te traktit tretës vetëm 5 raste kanë rezultuar me salmonelë.

Ndaj për të qetësuar të gjithë opinionin publik ISHP, deklaron se vend nuk është evidentuar përhapja e këtij bakteri.

“Shtrimet në shërbimin infektiv janë shumë të ulëta në raport me numrin e rasteve të paraqitura dhe fluksi aktualisht në ketë spital ka rënie të konsiderueshme”, sqaron ISHP duke theksuar më tej, se kjo situatë është krijuar për shkak të virozës sezonale.


“Instituti i Shëndetit Publik do të vijojë monitorimin e situatës, duke ritheksuar se rastet e shfaqura janë normale për sezonin dhe temperaturat aktuale dhe rekomandon zbatimin rigoroz te higjienës personale dhe kërkimin e ndihmës mjekësore në rast të shqetësimeve të kësaj natyre”, thuhet më tej në njoftim./L.F-dritare.net


Flash Lajme