36-vjeçari Paul Hill, baba i një djali 19 muajsh, George- t, Paul mësoi se vuan nga kanceri në stomak.

Teksa imagjinonte për ditët kur do mund ta shihte të birin të rritej, të hidhte hapat e parë e të diplomohej, mësoi sëmundjen e rëndë.

Paul u diagnostikua me kancer një vit pasi i vogli George erdhi në jetë dhe mjekët besojnë se sëmundja ka së paku 5 vite që është zhvilluar, ndonëse nuk ka shfaqur asnjë shenjë, deri pak kohë më parë.

“Momenti kur lindi George ishte më i çmueshmi për mua. U zotova se do të isha gjithmonë aty për të. Madje edhe kur u diagnostikova  me kancer, vazhdova ta mbaja si premtim. I premtova se do mund ta mposhtja sëmundjen dhe do ia dilja ta shihja teksa ai rritej. Do të bëj gjithçka, me aq sa mundem që t’ia dal.“

Inxhinieri nga Hull kuptoi se diçka nuk shkonte me organizmin e  tij kur nisi të kishte problem me gëlltitjen. Më pas nisën dhimbjet e forta…

Pas kontrolleve të shumta, familjes iu dha lajmi shkatërrues: babai i ri kishte një tumor të madh në stomak, i cili ishte përhapur në pankreas dhe nyjet limfatike. Kështu, për shkak se tumori është ngjitur në enën e tij kryesore të gjakut, mjekët nuk munden dot ta operojnë.

Sëmundja ka përparuar kaq shumë sa aktualisht gjendet në fazën e katërt.

Aktualisht, 36-vjeçari po ndan me mbarë globin historinë e tij duke u kërkuar të tjerëve të tregohen sa më shumë vigjilentë.


Flash Lajme