Në muajin e ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, i njohur ndryshe edhe si tetori rozë, mjekët bëjnë apel për kontrolle të vazhdueshme nga ana e vajzave dhe grave. Doktoreshë Osvalda Totojani, mjeke pranë Qendrës Shëndetësore nr.10 ka ndarë një mesazh sensibilizues për çdo grua në muajin e dedikuar luftës për kancerin e gjirit.

”Mënyra se si ne jetojmë është e lidhur drejtpërdrejtë me shëndetin tonë, me parandalimin e sëmundjes nëpërmjet vetëkontrollit dhe përballimin me sukses nëpërmjet jetesës së shëndetëshme”.


Flash Lajme