Të mirat që vijnë kur hani shegë janë të provuara shkencërisht. Shegët kanë aftësinë të mbrojnë shëndetin dhe ofrojnë përfitime unike.

Librat e shenjtë të besimeve të ndryshme fetare e kanë përshkruar shegën si frutin që jep jetë.

Shega i përmbahet tërësisht reputacionit të saj, sepse si frut nuk ka të sharë dhe arrin të parandalojë e shërojë shumë probleme shëndetësore.

Të mirat që vijnë nga konsumimi i shegës janë të provuara shkencërisht dhe përfshijnë aftësinë për të mbrojtur zemrën dhe trurin por edhe për të luftuar kancerin.

Të dhënat shkencore të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se kur hani shegë çdo ditë do të ulni rrezikun e shfaqjes së kancerit, veçanërisht të gjirit dhe prostatës.

Vetëm 30 minuta pas ngrënies së shegës aktiviteti ynë rritet me 32 për qind. Shega shuan etjen, nxit oreksin dhe përmirëson tretjen e ushqimeve.

Cilat janë përfitimet e të ngrënit shegë çdo ditë dhe çfarë ndodh me organizmin

Shega arrin të pengojë prodhimin e estrogjenit dhe pakëson rrezikun e shfaqjes së kancerit të gjirit.

Studimet kanë treguar se konsumi ditor i shegës ul nivelet e inflamacionit të prostatës që hapin rrugën drejt shfaqjes së kancerit.

Shega ka aftësinë të parandalojë rritjen e tumorëve.

Studimet shkencore kanë treguar se vaji esencial i kokrrave të shegës, lëngu dhe ekstraktet e saj i detyrojnë qelizat kancerogjene të vetë shkatërrohen.

Lëngu dhe ekstraktet nuk kanë të njëjtin ndikim tek qelizat e shëndetshme.

Kjo do të thotë se duke ngrënë çdo ditë, fruti mund t’ju vijë në ndihmë në parandalimin e kancerit.

Shega ju furnizon me vitaminë C që është kaq e domosdoshme në këtë stinë gripi dhe virozash.

Ndihmon kundër sëmundjeve të zemrës

Lëngu i shegës mbron kolesterolin e mirë nga oksidimi dhe rrjedhimisht e mban zemrën të sigurt.

Shega është një burim i mirë polifenolësh, antioksidantë të fuqishëm që parandalojnë radikalet e lira dhe dëmet e tyre në enët e gjakut.

Përmirëson funksionet e trurit – mban larg sëmundjen e Alzheimer

Një studim shkencor zbuloi se konsimimi i 2 gramëve të ekstraktit të shegës në ditë rimëkëmbte kujtesën tek pacientët që i ishin nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

Një tjetër studim zbuloi se njerëzit që pijnë lëng shege çdo ditë, ishin më të kthjellët dhe një kujtesë më të mirë.

Pirja e shpeshtë e lëngut të shegës ose ngrënia e frutit ka ndikim shumë të fortë tek kujtesa e të moshuarve dhe mbron nga sëmundja e Alzheimerit.

Të gjitha këto sekrete të këtij fruti të lashtë e bëjnë shegën të domosdoshme në regjimin tuaj ushqimor të përditshëm.

Vlera të tjera të shegës :

Shega ju bën më të zhdërvjellët

Forcon sistemin imunitar dhe ju furnizon me vitaminë C

Mbron mishrat e dhëmbëve dhe pastron bakteret

Përmirëson tretjen

Ndihmon në trajtimin e artritit dhe dhimbjeve të kyçeve

Ul tensionin e gjakut

Ul stresin