Shumë studime kanë nxjerrë në përfundim lidhjen midis dietës dhe kancerit, si parandalim ashtu edhe si një faktor rreziku.

Studimi i botuar në revistën “Nature” zbulon se zvogëlimi i marrjes së një molekule në dietë mund të frenojë rritjen e tumorit dhe të bëjë terapi të caktuara kundër kancerit, të tilla si kimioterapia ose radioterapia, më efektive.

Studimi u krye nga Jason Locasale i Shkollës së Mjekësisë në Universitetin Duke, Durham, dhe tani për tani ka analizuar efektet e dietës vetëm tek minjtë.

Molekula që sipas ekspertëve duhet të zvogëlohet është metionina, një aminoacid thelbësor i pranishëm në ushqime si gjoksi i pulës ose gjeli i detit, farat e susamit, një lloj djathi kaçkavall dhe disa peshq të tillë si një lloj”stoccafisso”. Trupi ynë nuk mund ta prodhojë atë vetë, por duhet ta marrë përmes ushqyerjes.

Tek minjtë, ajo pengon rritjen e tumorit.
Meqenëse metionina është një aminoacid i përfshirë disi në proceset e kancerit, ekspertët kanë menduar që zvogëlimi i marrjes së tij në dietë mund të frenojë rritjen e tumoreve.

Ose të paktën kjo është ajo që zbuloi eksperimenti: Në disa modele të kancerit në minj ekspertët ishin në gjendje të zvogëlojnë rritjen e tumorit duke ulur metioninën e marrë në dietën e tyre në 83%. Efekti ishte edhe më i madh kur dieta e dobët e aminoacideve u kombinua me kimioterapi dhe terapi rrezatimi.

Një pjesë e studimit është kryer edhe tek njerëzit e shëndetshëm. Ekspertët dhanë një dietë të varfër me metioninë për gjashtë persona për tre javë dhe vëzhguan të njëjtat reagime metabolike që shihen tek minjtë. Mendohet që kjo dietë mund të përmirësojë terapitë antikancerogjene edhe tek njerëzit. Natyrisht, gjithçka mbetet akoma për t’u verifikuar dhe provuar me studime klinike.

Neuronet

Truri ynë është formuar nga rreth njëqind miliardë neurone. Por ky numër nuk është aq i dukshëm, kur vjen puna te shpejtësia me të cilën këto neurone “vdesin”. Çdo ditë shkatërrohen rreth 20 mijë neurone, ose një në çdo pesë sekonda. Po kaq i vërtetë është edhe gjenerimi i tyre (rreth 1400), por ritmi i shkatërrimit është më i shpejtë se ai i krijimit.

Neuronet ndahen në neurone nxitëse, që janë rreth 80% dhe inhibitorët. Të parët janë të ngarkuar që të japin stimulin e duhur derisa truri ynë të marrë dhe të ruajë informacionet, ndërsa të dytët i frenojnë. Dalëngadalë rritja e inhibitorëve forcohet dhe ata marrin fuqi më të madhe, duke frenuar të mësuarit.

-Depresioni dhe neuronet
Një nga teoritë më të fundit tregojnë se disa lloje depresioni mund të shkaktohen pikërisht nga moskrijimi i 1400 neuroneve.

-Stresi i djeg neuronet
Nëse jetoni me stres, neuronet që lindin çdo ditë mund t’ju shërbejnë shumë pak, sepse stresi mund të shkaktojë ndryshime në tru, duke i bërë neuronet e reja që të “sillen” si “neurone të huaja”, prej këtij çrregullimi, mund të shkaktohen madje edhe shumë sëmundje mendore.

-Fuqia e neuroneve në “pasqyrë”
Neuronet në “pasqyrë” janë disa qeliza të trurit që na bëjnë të imitojmë sjelljet që shohim te personat e tjerë. Disa qëndrime, gjeste, një qeshje e shtirur, janë të shumta situatat që aktivizojnë këto neurone dhe që na bëjnë të dukemi më pak origjinal, se sa mendojmë.

-Disa neuronetë tjerë ju bëjnë që të flini
Janë identifikuar në Universitetin e Oksfordit, ku u demonstrua se këto qeliza neuronesh, funksionojnë si ndërmjetës: Ato aktivizohen kur jeni zgjuar prej disa orësh, duke ju dërguar sinjale të nevojshme për t’ju bërë të kuptueshëm faktin se duhet të flini. Pasi i keni bërë orët për të cilat organizmi juaj ka nevojë, këto neurone relaksohen dhe çaktivizohen sapo kanë kryer funksionin e tyre dhe kanë arritur objektivin.

-Vëmendja selektive
Neuronet komunikojnë mes tyre, duke shkëmbyer shkarkesa të vogla elektrike. Llogaritet se çdo neuron ka një “grup social” të formuar nga 10 mijë neurone të tjera, me të cilat ato shkëmbejnë informacion. Për këtë, shumë herë “vëmendja” dhe “memoria” jonë janë selektive, ndaj dhe ne kujtojmë vetëm ato gjëra që na duken më të domosdoshme dhe të rëndësishme.

Ushqyesi i neuroneve më i çmuar është glukoza, por nuk i referohemi domosdoshmërish sheqerit. Një eliksir tjetër për strukturën e tyre, janë edhe acidet yndyrore Omega 3.

Kuriozitete rreth muskujve dhe kockave

  1. Vihen në punë 17 muskuj kur buzëqeshni dhe 43 për t’u zemëruar. Pra, nëse jeni gjithmonë të zemëruar shpenzoni më shumë energji.
  2. Fëmijët lindin me 300 eshtra, por më pas ky numër reduktohet në 206.
    Arsyeja për këtë gjë të çuditshme është se foshnjat e porsalindura kanë një
    skelet të përbërë kryesisht prej kockash të vogla. Janë pikërisht këto kocka të
    vogla që e ndihmojë fëmijën të shkojë lirisht në kanalin e lindjes. Pas disa
    muajsh këto eshtra pastaj bashkohen ndërmjet tyre dhe numri reduktohet në 206.
  3. Në mëngjes ne jemi një centimetër të gjatë më shumë se mbrëmje. Në fakt, kërci midis eshtrave gjatë ditës ngjishet nën peshën tonë. Kjo do të thotë, se në mbrëmje jemi rreth një centimetër më pak, se kur ngrihemi në mëngjes.
  4. Muskuli më i fortë i trupit tonë është gjuha.
  5. Kocka më e fortë e trupit është nofulla.
  6. Për të bërë një hap duhen 200 muskuj. Kjo është një punë e
    vështirë duke pasur parasysh se secili prej nesh bën mesatarisht rreth 10.000 hapa në ditë.
  7. Dhëmbët janë pjesa e vetme e trupit që nuk mund të riparojnë veten. E gjithë kjo, për shkak se dhëmbët nuk janë pjesë “e gjallë” e trupit tonë.
  8. Për rritjen e muskujve duhet gjysma e kohës që nevojitet për t’i humbur.
  9. Kockat janë më të forta se disa lloje çeliku.
  10. Këmbët përmbajnë rreth një të katërtat e gjithë kockave
    të trupit. Edhe pse se ato janë pjesa më “e largët” e trupit tonë, kockat e këmbëve janë rreth një e katërta e të gjithë trupit.

Flash Lajme