Në Ditën e Shëndetit Mendor, ia vlen të flitet për shëndetin mendor të adoleshentëve.  Fillimi i universitetit, largimi nga shtëpia, ose një punë e re, janë gjëra që ndodhin më shumë në periudhën e postadoleshencës.

Në këtë periudhë, adoleshentët janë shumë të emocionuar. Dhe ndonjëherë mbizotërohen nga stresi. Por këto emocione dhe stresi, mund të dëmtojnë  shëndetin mendor.

Përdorimi i teknologjisë, padyshim që sjell përfitime, por nuk mund të lëmë papërmendur edhe presion që ushtrohet te të rinjtë, informon Dardania.com

Rezultate imazhesh për adoleshentet

Raportet e OBSH (Organizata Botërore e Shëndetit) tregojnë se gjysma e sëmundjeve mendore, fillon në moshën 14-vjeçare, por shumica e rasteve nuk zbulohen dhe trajtohen. Në kushtet e peshës së adoleshencës, edhe depresioni është një  sëmundje mendore e rrezikshme për këta të rinj. Edhe vetëvrasja është një tjetër shkak, që rrit numrin e vdekjeve te të rinjtë e moshës, 15-29-vjeçare. Të ndikuar edhe nga alkooli, ose droga të tjera, seksi i pasigurt, jeta këta adoleshentë i bën më të rrezikuar, informon Dardania.com

Parandalimi fillon me mirëkuptimin.

Për të ndihmuar elasticitetin mendor të adoleshentëve, të gjithë duhet të kontribuojmë nga pak. Të jemi më të mirëkuptueshëm, dhe t’i ndihmojmë t’i menaxhojnë situatat e vështira dhe të rimëkëmben nga sëmundjet mendore. Parandalimi fillon me njohjen dhe kuptimin e simptomave të sëmundjeve mendore, informon Dardania.com

Prindërit dhe mësuesit, mund të ndihmojnë në rritjen e aftësive të fëmijëve dhe adoleshentëve, për t’i ndihmuar ata të përballen, me sfidat e përditshme në shtëpi dhe në shkollë, informon Dardania.com

Imazh i ngjashëm

Mbështetja psikosociale mund të sigurohet në shkolla dhe ambiente të tjera të komunitetit./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net


Flash Lajme