Studimet ë reja kanë zbuluar se aspirina mund të mbrojë mushkëritë nga ndotja e ajrit. Sipas Agjencisë për Mbrojtjen Mjedisore, ndotja e ajrit është një nga shkaktarët kryesorë të problemeve të frymëmarrjes.

Ekspozimi në ajër të ndotur për një kohë të gjatë, mund të nxisë inflamacion dhe mund të irritojë qelizat e mushkërive dhe mund të dëmtojë funksionin e tyre.

Në studimin e publikuar në The American Journal of Medicine, janë eksploruar ilaçe, drogëra anti-inflamatore, të tilla si aspirina dhe është provuar shkencërisht se përdorimi i tyre mund të mbrojë mushkëritë tona nga ndotja.

Kërkuesit kanë analizuar të dhënat mbi 2280 meshkuj, në zonën e Bostonit, një nga më të ndoturat në Shtetet e Bashkuara. Analizat mbi pacientët janë realizuar për një muaj rresht dhe rezultoi se konsumimi i aspirinës çdo ditë, redukton me 50% dëmtimin e mushkërive nga ndotja mjedisore.

Aspirina ka efekte mbrojtëse për mushkëritë, pavarësisht moshës, statusit shëndetësor apo faktit që pacienti është apo jo duhan-pirës. Edhe pse lidhja është ende e paqartë, nga studimi rezultoi se një aspirinë në ditë lehtëson inflamacionin e shkaktuar nga ajri i ndotur. Studimet e mëparshme në SHBA kanë treguar se aspirina në bazë ditore ul në mënyrë drastike rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.


Flash Lajme