30 raste të reja janë ekzaminuar me kancer gjiri në qytetin e Lezhës gjatë këtij viti; një numër ky më i lartë po ta krahasojmë me vitet e tjera, ndërsa grupmoshat e prekura janë nga 34 deri në 80 vjeç.

Onkologia Bardha Gjoni numrin e lartë të të prekurve nga kanceri i gjirit e lidh edhe me ndërgjegjësimin e grave dhe vajza për të kryer vizita.

Gjatë këtij viti betejën me kancerin e gjirit e kanë humbur 5 gra, pasi e kanë kapur sëmundjen në faza shumë të avancuara. Edhe pse rastet e të prekurve nga kanceri i gjirit vijojnë që të rriten, por dhe te marrin jetë, interesi për të kryer ekzaminime është shumë i ulët.

Në Lezhë, problematike vijon që të mbetet sërish mamografia, e cila është premtuar prej shumë vitesh dhe akoma nuk ka mbërritur në Lezhë duke detyruar gratë dhe vajzat që t’i drejtohen qyteteve të tjera për të bërë mamografinë.


Flash Lajme

Më të lexuarat