Realiteti në të cilin jetojmë është realisht shumë kompleks. Sado përpiqemi ta kuptojmë dhe të bashkëveprojmë më të, asnjëherë nuk ia dalim mbanë plotësisht. Mendja e njeriut arrin të kapë vetëm një pjesë shumë të vogël të saj nëpërmjet shqisave por mbetemi ende të limituar në gjuhën që përdorim për ta perceptuar dhe përmbledhur atë.

 Në thelb mbetet si një lojë e dështuar rikonstruksioni e vazhdueshme.

Si në çdo rast tjetër edhe në këtë drejtim njerëzit janë të ndryshëm dhe sigurisht disa prej tyre arrijnë të jenë më afër se të tjerët në rikonstruksionin e realitetit dhe në perceptimin e tij. I tillë është edhe rasti i Nikola Tesla i cili, është përgjegjës për shumë nga bëmat më inovative të inxhinierisë së shekullit të 20-të duke provuar pikërisht aftësinë për të kuptuar më mirë se shumica kompleksitetin e jetës.

Fatmirësisht duke vështruar e studiuar se si Tesla apo individë të tjerë të ndritur arritën ta realizojnë këtë në mund të gjejmë kështu mënyrën  se si ta shfrytëzojmë më mirë potencialin tonë. Për shembull, një lojtar profesionist i golfit mund të vizualizojë gjuajtjen e përsosur në mendjen e tij falë shumë vitesh praktike dhe eksperience, ndaj në këtë mënyrë ai mund ta përdorë këtë imazh për të rikrijuar atë gjuajtje në jetën reale.

Fakti që ata përdorin logjikën vizuale të imazheve për të parë ndërveprimet e tyre me realitetin, u lejon atyre të kapin sa më shumë që të jetë e mundur, në mënyrë që të mund ta transformojnë atë në mënyrë optimale.

Vizioni është brezi më i lartë i shqisave tona. Ai merr më shumë informacione nga ajo që na rrethon. Ndërsa fjalët dhe fjalitë kufizohen nga natyra e tyre statike, rrjedhshmëria e vizionit kap edhe ato aspekte logjike të realitetit të cilat na shpëtojnë kur thjesht mendojmë ti shprehim në të folur.

Sigurisht, nuk mjafton thjesht të vendosësh të mendosh si Tesla dhe më pas të shpresosh që të funksionojë. Përkundrazi, ajo çka duhet të bëni është të merrni modelet mendore që keni tashmë në trurin tuaj dhe më pas t’i rikrijoni dhe përsosni ato përmes praktikës si përfaqësime mentale.

Shumë gjëra me të cilat merremi në jetë apo jemi marrë më parë si dhe çdo përvojë që ne kemi akumuluar ndër vite na ofrojnë informacione të reja që mund t’i përdorim për të bashkëvepruar më mirë raste të ngjashme që mund të hasim në të ardhmen.

Ne të gjithë përdorim shkurtime për të parë botën, por për të përfituar me të vërtetë sa më shumë prej tyre, duhet t’u sigurojmë atyre informacione në një mënyrë që ato të lëvizin ashtu siç bën edhe vetë realiteti. Ashtu si një atlet ose një shpikës janë ekspertë në fushën e tyre, ne mund të jemi ekspertë e të jetuarit.

Kur shumica prej nesh mësojnë diçka të re dhe të rëndësishme që mund të jetë relevante për jetën tonë, ne krijojmë një shkurtim në formë koncentrati të saj në mendjen tonë në mënyrë që ta përdorim atë në një situatë të ardhshme. Kjo është ajo që ne zakonisht i referohemi si ‘modeli mendor’. Ne e bëjmë këtë në mënyrë intuitive, por kjo mund të bëhet edhe me qëllim, dhe kur kjo ndodh për pasojë shpejton aftësinë tonë për të përmirësuar vendimmarrjen.

Nikola Tesla bëri pikërisht këtë kur realizoi shpikjet e tij, por jo vetëm kaq. Një përfaqësim mendor është shndërrimi i një modeli mental nga një orientim gjuhësor që kemi programuar veten për të kujtuar në një lëvizje vizuale që korrespondon me realitetin. Fjalët dhe fjalitë janë statike. Edhe kur ato janë të qarta dhe i referohen simboleve konkrete në botë, ato veprojnë në mënyrë të ngurtë, duke kufizuar dobinë e tyre. Përfaqësimet mendore na ndihmojnë të kapërcejmë këtë. Ata kapin rrjedhshmërinë e botës duke përdorur logjikën tonë vizuale.

Gjithçka në jetë lidhet me gjithçka tjetër. Edhe pse ka vend për të aplikuar vetëm ato që janë të nevojshme për një kontekst të caktuar, është gjithashtu e rëndësishme që gjithmonë t’i referoheni diçkaje më të madhe. Realiteti është i strukturuar dhe plot nuanca. Për ta parë atë për atë që është, së pari kemi nevojë për mjetet e duhura mendore.

Quartz / SCAN


Flash Lajme