Sipas një inspektimi të 96 studimeve rreth të ushqyerit shëndetshëm të publikuara këtë javë, një nga mënyrat më të mira për të ndryshuar zakonet e të ushqyerit të njerëzve dhe promovimit të ushqimit të shëndetshëm është me një “shtytje” të lehtë në drejtimin e duhur.

Studimi “Cilat shtytje të shëndetshme funksionojnë më mirë?”, i publikuar nga Marketing Science, zbuloi që mënyra më e mirë për të ndryshuar sjelljet e njerëzve është të fokusuarit në bërjen e ushqimeve më të shëndetshme më të dukshme dhe më të leverdishme për blerësit.

Kërkuesit shqyrtuan metoda të ndryshme duke u fokusuar në përmirësimin e zgjedhjeve ushqimore dhe zakoneve të të ushqyerit. Këto përfshinin tabelat përshkruese, përdorimin e fotove dhe grafikëve për ti ndihmuar njerëzit të shikonin zgjedhjet më të mira, përmirësimin e leverdishmërisë duke i prerë perimet më parë, përdorimi i gjuhës hedonike dhe fotove në paketim.

Telegraph UK pyeti nutricionistë dhe dietologë për hilet e tyre për të na dhënë një shtysë në drejtimin e duhur.

  1. Mbani në vend të dukshëm libra gatimi

Sigurohuni të keni libra me gatime të shëndetshme dhe ti shihni; do ju inkurajojë të eksperimentoni receta të shëndetshme

  1. Organizoni banakun e kuzhinës

Mbani jashtë rafteve blenderin tuaj për të bërë smoothies; do ketë më pak shance ta përdorni nëse e mbani mbyllur në raft.

  1. Riorganizoni frigoriferin tuaj

Sigurohuni që ti mbani raftet e para të frigoriferit me ushqime të shëndetshme dhe të shpejta si për shembull vezë, kos, djathë dhe rrush, perime të prera, humus, sallatë, pulë të prerë në copa etj. NLR

  1. Furnizohuni me salmon konservë

Salmoni konservë është shumë më i pasur me acide yndyrore omega-3 në krahasim me peshkun ton ose peshkun e bardhë. Duhet të hamë dy racione peshk në javë, një ndër të cilët të konservuar, sugjeron Dardania.com

5. Hani kos

Mos blini kos frutash por thjesht kos. Shtojini vetë përbërësit mbrapa. Kosi është burim probiotikësh dhe gjithashtu ka nivel të lartë proteinash dhe mineralesh si kalciumi. NLR

  1. Fillojeni ditën siç duhet

Hani një mëngjes të plotë me fruta dhe zgjedhje të shëndetshme, në mënyrë që ta “mashtroni” trurin tuaj në një cikël pozitiv. Laura Clark RD

  1. Planifikoni mezet

Duhet ti dini pikët më të vështira të ditës dhe bëni një plan. Për shembull, pas pune nuk keni kohë. Ne jemi të lodhur dhe uritur, dhe sjellja jonë varet nga si na ka shkuar dita. Për ta parandaluar ushqimin jo të mirë pas pune, hani një meze të lehtë në orën 3 . LC

  1. Mbani tasin e frutave në një vend të dukshëm

Mbani një tas frutash afër derës së jashtme të mbushur me ushqime që doni ti shmangi si përshembull biskota.  LC

  1. Mbani tutat veshur

Pavarësisht se çfarë po bëni, mbani tuta veshur. Do ecni më shpejt dhe mund tju inkurajojë që të jeni më aktivë fizikisht. LC

  1. Bëni një poster për frigoriferin

Vizatoni vetë pjata të shëndetshme ose mund ti bleni të gatshme. Vizualizimi do ju ndihmojë të angazhoheni në një dietë të balancuar. Jo Travers RD, author of The Low Fad Diet (thelondonnutritionist.co.uk)

  1. Përdorni duart tuaj për të matur përbërësit

Karbohidrate sa grushti juaj i mbledhur, proteina sa dora juaj dhe fruta ose perime një grusht plot, informon Dardania.com

  1. Gjeni një mik që ha shëndetshëm

Gjeni një mik që po kalon të njëjtin udhëtim dhe dëshiron të bëjë ndryshime pozitive. Të keni dikë me të cilin të flisni do t’ju motivojë. Rhiannon Lambert RNutr, author of Renourish: A Simple Way to Eat Well (rhitrition.com)

  1. Përgatitja e ushqimit është çelësi

Përgatitjet e ushqimeve të shëndetshme  e bëjnë ndryshimin pozitiv shumë më të mundshëm. RL

  1. Mbani një ditar

Një ditar do ju ndihmojë të kuptoni emocionet tuaja të lidhura me ushqimin. Kështu do të mund të ndryshoni. RL

  1. Largohuni nga tavolina juaj

Mbani një letër në kompjuter e cila t’ju kujtojë që të hani larg teknologjisë dhe të hani me mendjen aty, duke u përtypur me ngadalë. Duhet t’ju shijojë./ Burimi Telegraph Uk, Përshtati për Dritare net: Ada Shehu


Flash Lajme