1 029 823 gra të grupmoshës 35-70 vjeç kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë nga viti 2015, kur ka filluar ky shërbim. Të dhënat i bëri publike sot Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Sipas këtyre statistikave rezulton se gratë janë më të kujdesshme për kryerjen e kontrolleve mjekësore, krahasuar me burrat. Tendenca e kryerjes së kontrollit nga gratë ndër vite është mbi 60%. Sipas statistikave të dala nga Kontrolli Mjekësor Bazë, çrregullimet kryesore të konstatuara janë: anemitë: 38% e grave në zonat rurale, 39% në zonat urbane; kolesteroli: 33% në zonat rurale, 34% në zonat urbane; pre-diabet dhe diabet: 22% në zonat rurale, 30% në zonat urbane. Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ripërsëriti sot thirrjen ndaj qytetarëve që të bëjnë kontrollin e shëndetit pa pagesë, pasi parandalimi është më mirë se kurimi.


Flash Lajme