Paketa e kataraktit, duke përfshirë edhe lentet falas, është një tjetër shërbim që ofrohet në Qendrën Spitalore Universitare ”Nënë Tereza”. Nënë Fatimja është një paciente e cila sapo ka përfunduar me sukses ndërhyrjen në sy dhe vendosjen e lentes falas në Qendrën Spitalore Universitare ”Nënë Tereza”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu solli sot shembullin e kësaj të moshuare që ka përfituar nga ky shërbim.

”Nënë Fatimja sapo ka përfunduar me sukses ndërhyrjen në sy dhe vendosjen e lentes falas në shërbimin e okulistikës në QSUT. Nga janari 1637 pacientë kanë përfituar nga paketa e katarktës në spitalet publike, duke ju kursyer çdo të moshuari rreth 700 dollarë shpenzime nga xhepi”.

Më parë një ndërhyrje e tillë kushtonte rreth 35 mijë lekë të reja/lente, sot ndërhyrja dhe lentet janë falas. Ky është një hap përpara drejt mbulimit shëndetësor universal.


Flash Lajme