Një ditë më parë, reperi i famshëm, T.I tha se, e dërgon çdo vit vajzën e tij te gjinekologu, për të kontrolluar himenin e saj (cipa e hollë, që ndodhet brenda vaginës, e cila çahet kur kryen marrëdhënie seksuale dhe jo vetëm), për t’u siguruar që ajo është ende e virgjër.

Komentet e reperit, u cilësuan si të papërshtatshme dhe të tmerrshme, jo  vetëm nga njerëz të thjeshtë, por edhe psikologë e gjinekologë.

Ndërkohë, gjinekologu i njohur, Dr. Jen Gunter, ka hedhur poshtë disa mite rreth himenit.

Miti 1: Himeni fillimisht është i mbyllur, pastaj çahet!

Shumë njerëz mendojnë se, himeni është një cipë e hollë lëkure, e cila çahet kur depërton brenda saj. Në të vërtetë disa vajza nuk kanë himen fare. Shumica e himenëve kanë një vrimë mjaft të madhe që lejon gjakun e ciklit menstrual të dalë jashtë dhe lejon një grua të vendosë tamponë, shkruan Dardania.com

Miti 2: Himeni ekziston si një shenjë e virgjërisë.

Kjo është e pasaktë. Himeni është në të vërtetë një copëz shumë e rëndësishëm për bebet.

Sipas Jen Gunter, himeni është më i ngurtë gjatë lindjes dhe për tre vjetët e para të jetës së një fëmije, funksionon për të mbajtur urinën dhe jashtëqitjet jashtë vaginës. Kjo është e nevojshme sepse vaginës së foshnjës i mungon estrogjeni, kështu që është shumë e ndjeshme ndaj irrituesve. Ndërsa fëmija rritet, bëhet më pak e rëndësishme, thotë Dr Gunter.

Miti 3: Seksi është e vetmja gjë që tendos himenin.

Ka shumë aktivitete përveç seksit që mund ta tendosin himenin. Ajo mund të tendoset edhe çahet, kur bën sport, madje edhe kur hipën në biçikletë, kur fut diçka na vaginë, gisht, apo tamponë.

Miti 4: Kontrollimi i himenit është një mënyrë për të kuptuar nëse një vajzë është e virgjër.

Disa njerëz mendojnë se nëse himeni është aty, i paçarë, mund të kuptosh që një vajzë është e virgjër. Por nuk është kështu.

“Nëse himeni është çarë, kjo nuk do të thotë që një vajzë nuk është e virgjër.”,- thotë gjinekologia  Janice Rymer.

Për më tepër, praktika e “testimit të virgjërisë”, e njohur edhe si testimi i himenit ose testimi “me dy gishta”, për të përcaktuar nëse një grua ose një vajzë ka kryer marrëdhënie seksuale, është një praktikë mjaft problematike.

“Nuk ka asnjë mënyrë për të përcaktuar nëse një vajzë ose një grua ka pasur aktivitet seksual. Praktika e dëmshme, ndërhyrëse dhe diskriminuese e testimit të virgjërisë është joshkencore, jomjekësore, e panevojshme dhe jo e besueshme.”,- thotë profesoresha Rymer./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme