Injeksione insuline të përhershme, kriza hipoglicemie me pasoja ndonjëherë të rrezikshme, diabeti i tipit 1, që po përhapet shumë në vendet e zhvilluara, ka ndikim serioz në cilësinë e jetës, veçanërisht te më të rinjtë.

Por disa pajisje të reja, më të pavarura, mund të revolucionarizojnë menaxhimin e tij, përfshirë edhe te fëmijët, ndërsa në disa forma të rralla me origjinë gjenetike, trajtimet me ilaçe mund t’u mundësojnë pacientëve të vegjël që të jetojnë pa injeksione insuline.

Diabeti i tipit 1, që shfaqet më shpesh në mënyrë brutale te fëmijët, ose të rinjtë, është një sëmundje autoimune gjatë së cilës organizmi sulmon qelizat e pankreasit, që prodhon insulinën.

Sipas Federatës Ndërkombëtare të Diabetit, kjo formë diabeti prek më shumë se 1,1 milionë fëmijë në botë.

Mosha mesatare e të sëmurëve ka zbritur nga 12 në 8 vjeç dhe një e katërta e rasteve janë nën moshën 6 vjeç.

Edhe pse janë bërë përparime për sa i përket edukimit terapeutik, për t’i mësuar këta pacientë të vegjël dhe të afërmit e tyre që të menaxhojnë sëmundjen, bëhet fjalë për një barrë shumë të rëndë për t’u mbartur në këtë moshë


Flash Lajme