Depresioni i lumtur, është forma më e përhapur e kësaj sëmundjeje. Të jetosh me këtë lloj depresioni, do të thotë që dikush përpiqet që gjithmonë të shfaqet i lumtur, ndonëse ata janë të pushtuar nga një vuajtje shpirtërore po aq sa mendore.

Njerëzit që e përjetojnë këtë lloj, nuk flasin kurrë për të, ndaj askush rreth tyre nuk dyshon. Ata kanë një jetë aktive, kanë familje miq, madje mund të jetë shumë të suksesshëm dhe të duken goxha të lumtur.

Por pjesa më e keqe e depresionit të lumtur, është se mendimet e njerëzve që e vuajnë atë mbizotëron ‘akti i vetëvrasjes’. Ky është rasti tipik i një prej njerëzve më të famshëm në botë, vokalisti i grupit muzikor Linkin Park.

Chester Bennington u vetëvra, dhe bashkëshortja e tij ndau disa foto pas kësaj ngjarjeje të hidhur, vetëm para pak ditë se ai të ndërmerrte këtë akt, ky ai shfaqej më i lumtur se kurrë. Askush nuk e dinte se çfarë po bluante Bennington në mendjen e tij.

Ky lloj depresioni fshihet pas një maske të lumtur, por pak disa mënyra që ju ta kuptoni nëse dikush po e përjeton një gjë të tillë.

  1. Ndryshime në peshë apo oreks
  2. Nëse personi në fjalë nuk ka më interes për aktivitete që dikur i bënte me dëshirë
  3. Mendon vetëm negativisht
  4. Pagjumësi dhe lodhja

Nëse e kuptoni se dikush po vuan nga sëmundje e tillë, bëhuni një dëgjues i mirë. Këshillojini por mbi të gjitha  ndihmojini të tjerët duke i adresuar ata te një psikolog, para se të jetë shumë vonë./L.F-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme