Një studim i fundit ka nxjerrë në pah disa detaje tronditëse, përsa i përket rritjes së kockave te të rinjtë.

Në një universitet në Australi u bë një studim dhe ka zbuluar se te të rriturit,  kryesisht ata të moshës 18-30 vjeç,  pjesa e pasme e kafkës së tyre po rritet në një mënyrë të pazakontë.

Pas grumbullimit dhe analizimit të të dhënave nga 1.200 persona midis moshave 18-86, është zbuluar se për ndonjë arsye, ekzostoza, degëzimi kockor, po rritet te post-adoleshentët dhe të rriturit.

Këto degëzime po rriten gjithnjë e më shumë në pjesën e pasme të kafkës së të rinjve dhe duken si brirë.

Në fakt, media të ndryshme raportuan se të rinjtë po rritin brirë në anën e pasme të kafkës së tyre për shkak të përdorimit të telefonave celularë dhe teknologjisë tjetër për orë të gjata, gjë që është e rremë.

Edhe pse duken si brirë, nuk janë dhe nuk janë celularët që duhet të fajësohen, shkruan Dardania.com

Kjo rritje kockore po ndodh shumë te të rinjtë sot, ndërsa më parë shfaqej te të moshuarit. Diçka po e shkakton këtë ndryshim. Sipas hulumtimit, “ngarkesa mekanike” është përgjegjëse për degëzimin e kockave, që vjen ose jo nga përdormini i shumtë i celularëve për një kohë të gjatë.

Sidoqoftë, ky është vetëm një supozim i bërë nga shkencëtarët për një studim të mundshëm.

Ky lloj degëzimi është gjetur në mbi 40% të njerëzve midis moshës 18-29 vjeç dhe është mjaft tronditëse. Një tjetër shkak mund të jetë qëndrimi keq. Dihet tashmë që qëndrimi keq ndikon në strukturën kockore.

Një shkak është pleqëria, e cila shpjegon pse degëzimi i kockave, shfaqet te pleqtë. Por duhet të theksohet se shkaqet e tjera kryesore janë punët në tavolina, takat e larta, teknologjia, mbajtja e çantave të rënda dhe kequshqyerja./K.C/dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme