Të gjithë e dimë që asnjë ushqim nuk është i dëmshëm, nëse nuk e tejkaloni në konsumim. Por nëse e bëni, pasojat do jen ë të rënda. Sot, Dardania.com do ju tregojë 4 ushqime të njohura, të cilat nëse i konsumoni më shumë sesa duhet, do dëmtojnë shëndetin tuaj.

1. Salcë soje

Në vitin 2013, një burrë vuri bast se do pinte një shishe salcë soje. Pasi e piu ai humbi ndjenjat. Mjekët e diagnostikuan me dehidratim të rëndë dhe sasi të tepërt natriumi në trup. Konsumi i tepërt i kësaj salce, mund të shkaktojë edhe goditje.

2. Çaji i zi

Në vitin 2014, një burrë u shtrua në spital me veshka të dëmtuar, sepse kishte pirë shumë çaj të zi. Ai pinte 16 filxhanë çaj në ditë, dhe u përball me pasoja të tmerrshme. veshkat e tij ishin dëmtuar nga një kimikat që ndodhet në çajin e zi. Ju nuk duhet të pini më shumë se 6 filxhanë çaj të zi, në ditë.

3. Pijet me gaz

Pijet e ëmbla përmbajnë shumë sheqer, dhe sheqeri nuk është një përbërës i mirë për shëndetin. Sipas studimeve të fundit, pijet e gazuara rrisin peshën trupore dhe mund të çojnë në helmim.

4. Peshk ton

Shumë njerëz e dinë se të hash shumë peshk ton është e rrezikshme, por shumë pak njerëz e dinë se çfarë do të thotë “shumë”. Disa lloj peshk tone përmbajnë mërkur, prandaj tregoni kujdes sepse nëse konsumoni tej limiteve mund të sëmureni./dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme