Pothuajse të gjithë njerëzit kanë shëndet të tepërt tek këmbët. Është më e zakonshme për femrat sesa për meshkujt për të grumbulluar dhjam te këmbët. Edhe pse nuk është e mundur që të largosh dhjamin vetëm në një pjesë specifike të trupit, njerëzit mund të arrijnë këmbë të tonifikuara duke bërë disa ndryshime të vogla.

Kombinimi i teknikave të mëposhtme do të japë rezultate optimale.

Ushtrime force

Ushtrimet e forcës përfshijnë ushtrime që forcojnë trupin dhe muskujt. Disa forma janë me llastikët e rezistencës dhe ushtrime të ndryshme me pesha. Gjithashtu squats, ngritje peshash, dhe ushtrime për këmbët janë disa lloje ushtrimesh që na ndihmojnë për të arritur qëllimet tona.

Ushtrime aerobike

Ushtrimet aerobike janë një lloj trajnimi kardiovaskular që rrit rrahjet e zemrës dhe shpejton frymëmarrjen. Janë disa lloje aktivitetesh si: vrapi, kërcimi, ecja. Ushtrimet aerobike kombinojnë intensitet të lartë dhe të ulët. Ato djegin kalori gjë që kontribuon në humbje peshe.

Ndryshime në dietë

Nuk ka dieta specifike që të çojnë në humbje peshe. E vetmja gjë që çon në humbje peshe është kur konsumon më pak kalori sesa harxhon. Ushqimet më të shëndetshme, janë ato që duhen konsumuar, sepse kanë më pak kalori gjithashtu.

Pini më pak alkool

Alkooli kontribuon në shtimin e peshës. Zakonisht alkooli ka numër të lartë kalorish dhe nuk ka asnjë vlerë ushqyese. Gjithashtu konsumi i lartë i alkoolit mund të çojë në tendenca mbiushqyerje .

Sa më pak stres

Nivele të larta të stresit mund të çojnë në rritje peshe. Stresi kronik gjithashtu ndikon në prodhimin e hormoneve, të cilët kontribuojnë në shtimin e peshës dhe shtimin e dhjamit në trup. Studime kanë treguar që njerëzit me nivele të larta stresi kanë shtuar shumë në peshë. Mënyra për të larguar stresin janë meditimi, ushtrimet e frymëmarrjes, dhe ushtrimet e qetësimit.

Flini gjumë mjaftueshëm

Sasia e ulët e gjumit rrit shancet për shtim në peshë. Gjumi luan një rol në rregullimin e hormoneve të ndryshme, disa që mund të prekin dhe urinë. Një sasi e mjaftueshme gjumi, e këshilluar është 7 deri 9 orë në natë.

Burimi: Medical News Today

Përshtati për Dritare net, Ada Shehu

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme