Përshëndetje!

Dua t’ju pyes për nipin me sindromën Down , i cili është 3 vjeç dhe flet shumë pak fjalë. E kemi çuar në kopsht. Unë dua t’ju pyesja a jemi në kohë për të filluar terapi me fizioterapist dhe logoped? Çfarë na këshilloni?  Me çfarë ushtrimesh mund të punojmë edhe ne në shtëpi ?

Berjana Molla , Logopede, QSUT, përgjigjet :

Përshëndetje , gjithashtu ju falënderoj për pyetjet. Si fillim dua  t’ju njoh edhe juve me diagnozën e Sindromës Down dhe problematikat që ajo shfaq. Sindroma Down është një gjendje kromozomale e shkaktuar nga prania e plotë ose e pjesshme e një kromozomi ekstra të 21-të. Ky sindrom mund të identifikohet në fetus nëpërmjet amniocentezës ose te fëmija në lindje. SD shoqërohet me dëmtim të aftësisë njohëse, rritjes fizike dhe një grup i veçantë i karakteristikave të fytyrës, kanë IQ( koeficenti i inteligjencës) të ulët. Por shumë fëmijë me këtë sindromë  që kanë suport maksimal në familje dhe bëjnë terapi specifike dhe menaxhim tutorial intensiv, bëhen shumë të aftë për të funksionuar në jetë, shkollë apo punë.

Ndaj do ju këshilloja të fillonit urgjent të punonit shumë intesivisht, ju , ekipi multidisiplinar dhe kopshti. Bashkëveprimi dhe marrëveshja e arrirë maksimalisht nga këto tre komponentë kryesorë do ishte ushtrimi më i mirë për nipin tuaj. Pavarësisht moshës, jeni apo nuk jeni në kohë filloni terapinë me specialistët.

Me çfarë mund të punonit ju në shtëpi ?!

“Komunikimi është një aspekt i veçantë dhe shumë i rëndësishëm në programin riedukativ të fëmijës SD dhe konsiderohet si ura lidhëse apo çelësi që hap derën e socializimit të tij. Nuk limitohet vetëm në mesazhe verbale dhe të shkruara, por përfshin dhe aftësitë e të shprehurit, ndjenjat dhe mendimet.”

Unë do ju këshilloja të merrnit një program orientues nga Logopedi dhe Fiziterapisti që do ndjekin nipin tuaj në vazhdim pasi duhet bërë një vlerësim në të gjitha fushat e zhvillimit./dritare.net

*Për çdo pyetje ose këshillë ju mund të kontaktoni me logopeden Berjana Molla, në adresën e emailit: [email protected]

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat