Shumë studime tregojnë se, aty ku kemi më shumë yndyrë, madje edhe te vithet, mund të parashikohet gjendja e zemrës dhe enëve të gjakut. Gratë që i kanë vithet shumë të mëdha, kanë më shumë rrezik të preken nga presioni i lartë i gjakut, apo goditja në tru.

Pra, kjo tregon që vithet tuaja, tregojnë më shumë sesa mendoni ju për shëndetin.

Dritare.net ka sjellë për ju, 4 llojet e vitheve dhe çfarë tregojnë ato për shëndetin tuaj.

-Kjo formë vithesh tregon që keni shumë yndyrë. Pra ju nuk po ushtroheni sa duhet, ose keni zgjedhur një trajtim që nuk po ju ndihmon të shkrini yndyrën në vendet e vështira.

Njerëzit që kanë vithe në  formë katrore, zakonisht kanë metabolizëm të mirë dhe fitojnë peshë në mënyrë proporcionale.

Rekomandohet që të bëni kujdes me kaloritë, por nuk ka nevojë për një dietë të rreptë.

-Nëse keni vithe në formë zemre, keni tendencë ta humbisni yndyrën më shpejt.

Nëse kofshët dhe vithet tuaja janë shëndoshur shumë për shkak të yndyrës, kjo tregon se po ndiqni një dietë të gabuar, ose nuk ushtroheni apo keni shumë stres. Besoni ose jo, kjo sinjalizon edhe se ka konsum të tepërt të alkoolit. Nëse nuk e mbani nën kontroll peshën te vithet, rrezikoheni nga osteoartriti dhe celuliti.

-Forma juaj është një trekëndësh i përmbysur

Me moshën, dhjami nga vithet fillon të lëvizë në pjesë të tjera të trupit. Kjo mund të ndodhë për shkak të niveleve të ulëta të estrogjenit. Mund të çojë në probleme të zemrës, depresion, kocka të dobëta, rreziqe të infeksioneve urinare dhe shtim në peshë.

Ju rekomandohet të ndiqni një dietë të mirë, të mbroni zemrën nga yndyra dhe të bëni stërvitje rregullisht. Dardania.com ju këshillon të vizitoheni te një specialist.

-Vithe në  formë të rrumbullakët

Kjo është forma që ka një person i shëndetshëm. Gjithçka është proporcionale.  Ju rekomandohet të konsumoni kalori, sipas peshës së trupit dhe të stërviteni./K.C/dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme