Nëse jeni tip që shmang karbohidratet dhe yndyrat, pjesë e tyre janë edhe proteinat. Kohët e fundit, proteina është kthyer në jetësore për organizmin. Por sipas një studimi të ri, rezulton se, më shumë se 90 për qind prej nesh, nuk dinë sa duhet për të.

Çfarë ndodh me ju, nëse nuk hani proteina? Një studiues amerikan, ka nxjerrë në pah 7 pasoja që ju vijnë, nëse nuk konsumoni sa duhet proteina. Dardania.com i ka sjellë për ju këto 7 shenja, që tregojnë se keni mungesë proteine.

  • Ju keni neps për ushqime të ëmbla ose të kripura

Proteina mban nën kontroll nivelet  e kripës dhe sheqerit në gjak. Për këtë arsye, nëse ju shpesh keni neps për të ngrënë shumë gjëra të ëmbla ose të kripura, kjo ndodh si shkak i mungesës së proteinave.

  • Keni muskuj të dobët

Që muskujt të funksionojnë siç duhet, ju duhet të konsumoni proteina.  Nëse nuk hani shumë proteina, trupi juaj nuk do të ketë zgjidhje tjetër, veçse të dëmtojë muskujt. Pa proteina të mjaftueshme, trupi do të marrë më shumë kohë për të rikuperuar muskujt e dëmtuar. Mund të keni dhe dhimbje, informon Dardania.com

  • Po ju bien shumë flokët, ose nuk kanë shkëlqim

Dihet që flokët  kanë nevojë për proteina. Ndoshta nuk është shumë e rëndësishme për ju, por nëse lëkura e thonjve dhe flokët nuk kanë shkëlqimin që doni, bëni mirë të konsumoni më shumë proteina.

  • Sistem imunitar i dobët

Sëmureni shpesh? Epo kjo vjen si pasojë dobësimit të sistemit imunitar dhe për pasojë mungesës së proteinës.

  • Ju errësohet shikimi dhe mpihet truri

Nuk mund të përqendrohesh? Fajin e ka dreka juaj. Mungesa e proteinave, mund të çojë në humor të ulët, përqendrim të dobët dhe zvogëlim të vëmendjes. Mund të keni edhe mosbalancim të sheqerit në gjak dhe mund t’ju bjerë tensioni, informon Dardania.com

  • Gjumë i varfër

Pa proteina të mjaftueshme, prodhimi i hormoneve është i komprometuar dhe do të shkaktojë çekuilibrime, që do të ndikojnë, në cilësinë e gjumit. Tryptopani është një aminoacid thelbësor, që ndihmon për të nxitur gjumin dhe ngrënia e një ushqimi me proteina, pak para se të flini, do t’ju bëjë të flini rehatshëm.

  • Stresi

Mungesa e proteinës ndikon edhe në gjendjen tuaj mendore. Dhe stresi është një nga pasojat e rënda të mungesës së saj./I.M/dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme