71% e grave që i mbajnë takat, përjetojnë dhimbje kur i veshin ato. Por nuk janë vetëm këmbët tuaja që dëmtohen nga takat. Pjesët e tjera të trupit gjithashtu mund të preken, madje dëmtohen rëndë.

Në fund të artikullit, ne do t’ju tregojmë saktësisht se çfarë mund të ndodhë me këmbët tuaja nëse vishni taka të larta më shumë seç duhet. Por si fillim do të shohim se çfarë dëmtojnë tjetër takat, përveç këmbëve.

  • Kur veshim taka të larta, fundshpina shtrihet përpara dhe në këtë rast drejtimi i vitheve dhe shpinës ndryshon. Dhe nëse vishni taka për një kohë të gjatë do t’ju shkurtohen dhe tkurren muskujt. Si rezultat do t’ju dhëmbë edhe legeni.

  • Kur vishni taka, gjithë pesha juaj zhvendoset te gjunjët. Dhe kur ecni ata shtyhen para për të ruajtur ekuilibrin, duke i dhënë më shumë presion. Kjo mund të shkaktojë osteoartritin.

  • Kur vishni taka nën presion të madh është edhe shpina. Shtylla kurrizore pëson zmadhim dhe kjo mund të shkaktojë mbingarkesë dhe dhimbje, shkruan Dardania.com

Ndryshimet anatomike në shpinë tuaj mund të çojnë në një numër të madh problemesh shëndetësore. Për shembull, ekziston mundësia e zhvillimit të një gjendjeje nervore kurrizore të quajtur stenozë foraminale. Mund të shkaktojë dhimbje, dobësi të muskujve, spazma dhe ngërç.

Kur vishni taka, këmbët dëmtohen më shumë se çdo gjë tjetër. Ngushtohen gishtërinjtë. Kjo bën që gishti i madh të përkulet drejt gishtit të dytë, duke krijuar një gungë te gishti i madh. E nëse mendoni se gungat në gishtërinj janë gjenetike, prapëseprapë enjtja mund të përkeqësohet nëse vishni taka, shkruan Dardania.com

Veshja e takave të larta mund të shkaktojë gjithashtu edhe tendinitin e Akilit, një lloj inflamacioni i tendinit. Disa nga simptomat përfshijnë, dhimbje në pjesën e prapme të thembrave, ënjtje dhe nëse e provoni, mezi mund ta përkulni këmbën./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme