Përshëndetje zonjë. Kam një mbesë 1 vit e 4 muaj dhe nuk flet akoma, a duhet të shqetësohemi për këtë gjë? Ka 5 muaj mos më shumë që ka filluar të eci.

Çfarë shenjash të tjera ka autizmi?

Berjana Molla, Logopede, QSUT, përgjigjet :

Pershëndetje, ju falënderoj për pyetjet. Për të parë nëse është shqetësuese apo jo që mbesa juaj nuk flet duhet të shohim të kuptuarin, gjuhën receptive. A realizon komanda të thjeshta, si i kërkon gjërat, si luan, si është në marrëdhënie me bebat e tjerë (dhe pse në ktë moshë ata janë shumë individualist ) etj. Ndërsa e ecura nuk varet nga e folura apo anasjelltas, mund të flas me parë dhe mund të ecë më vonë dhe zhvillimi te secili fëmijë ndryshon.

Për autizmin?! Do ishte më mirë t’i bënit një vlerësim të plotë dhe jo të kalojmë në panik. Për mua nuk është e drejtë nga ana profesionale, t’ju flisja për autizmin pa e parë fëmijën vetë. Mendoj se do ju çorientoja dhe më shumë duke ju dhënë dy -tre shenja dhe gjithashtu nuk këshilloj të hyni të lexoni pafund për autizmin.

Unë do t’ju rekomandoja të bënit një vlerësim me një logoped, të shihni çfarë po ndodh. Nëse doni mund të kaloni dhe te unë, me  kënaqësi ju mirëpres./dritare.net

*Për çdo pyetje ose këshillë ju mund të kontaktoni me logopeden Berjana Molla, në adresën e emailit : [email protected]

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme