Kjo është java e parandalimit të kancerit të qafës së mitrës. Dhe në kuadër të kësaj jave ne ju kemi sjellë disa këshilla dhe informacione të vlefshme që do t’i nevojiten çdo gruaje.

Pjesët intime te femrat janë shumë problematike, sepse preken nga infeksionet e ndryshme. Shumë shpesh, gratë disa simptoma të kancerit të mitrës i injorojnë dhe kjo, pasi ato janë disa shenja të zakonshme.

Disa nga simptomat kryesore të kancerit të mitrës janë, problemet e përditshme që çdo femër i ka. Ja pra Dardania.com sjell për ju 6 simptomat, të cilat ju rrezikojnë nga kanceri i faqës mitrës.

1- Fyerje barku

Nëse rrobat tuaja ju rrinë ngushtë, ose keni dhimbje barku, atëherë kjo mund të jetë një shenjë e keqe për shëndetin tuaj.

 2- Dhimbje të shpinës

Shenja më normale e kancerit të mitrës është dhimbja e shpinës. Nëse vazhdimisht keni dhimbje shpine, Dardania.com ju sugjeron të bëni një vizitë te mjeku.

3- Urinim të shpeshtë

Ju shkohet shpesh në tualet, nuk e mbani dot urinën.  Epo kujdes! Kjo mund të jetë një shenjë e keqe. Në çdo rast, ju duhet patjetër të bëni një vizitë te mjeku.

4- Lodhje e tepërt

Ndjeheni të lodhur? Nuk keni dëshirë të bëni asgjë? Epo kujdesuni, kjo mund të jetë një shenjë se, diçka po shkon keq me pjesën tuaj intime.

5-Mungesë oreksi

Nëse kohët  e fundit nuk keni oreks, kjo mund të jetë për arsye të ndryshme, por një ndër to mund të jetë edhe kanceri i mitrës.

6- Dhimbje gjatë seksit dhe gjakderdhje vaginale pas aktit

Sa herë që bëni seks keni dhimbje? Epo kjo mund të jetë një shenjë e keqe. Dardania.com ju këshillon të bëni një vizitë te mjeku, pasi mund të jetë tepër e rrezikshme për shëndetin tuaj.

Mënyrat e parandalimit të kancerit të qafës së mitrës:
1. Vaksinimi kundër virusit HPV
2. Bërja rregullisht e Pap testit
3. Bërja rregullisht e HPV testit/ Përshtati: Kadrije Çako/Dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat