Një nga teknikat mjekësore më të dobishme dhe efikase është terapia e masazhit, sepse presioni që ushtrohet mbi trup ç’tensionon dhe relakson mendjen dhe trupin.

Refleksologjia është një pjesë e terapisë se masazhit, e cila tregon se masazhi në pika të veçanta të trupit, sidomos te këmbët dhe duart, mund të ketë një efekt të mirë mbi shëndetin tuaj.

Masazhimi i disa pikave të veçanta te këmbët lidhet drejtpërdrejt me organe të ndryshme të trupit, dhe trajton probleme shumë specifike; zvogëlon stresin, jep relaksim, madje edhe rrit dëshirën seksuale.

Përveç kësaj, masazhi i këmbëve trajton sëmundje të ndryshme; përmirëson qarkullimin e gjakut, ndihmon për një gjumë të qetë, rregullon ekuilibrin e tretjes, trajton edemën gjatë shtatzënisë dhe përmirëson shëndetin e lëkurës.

Për shembull, masazhi te gishti i madh ka efekte të drejtpërdrejta në tru dhe mushkëri, dhe presioni mbi gishtin e dytë, të tretë dhe të katërt lehtëson dhimbjen e një dhëmbi. Gjithashtu, masazhi te gishti i vogël, lehtëson dhimbjen e veshit. Kjo është vetëm një pjesë e vogël e të gjitha përfitimeve që keni nëse masazhoni këmbët./dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat