Një virus në Kinë ka marrë jetën e 17 njerëzve dhe është përhapur në disa provinca, si dhe në SHBA, Tajlandë dhe në Korenë e Jugut. Shkencëtarët përmes analizave kane hedhur hipotezën se gjarpërinjtë mund të jenë burimi i përhapjes së virusit të tmerrshëm kinez.

Krumi është një lloj gjarpri helmues, i cili gjendet në pjesën më të madhe të Kinës qendrore dhe jugore gjithashtu në Azinë Juglindore.

Shkencëtarët krahasuan  mostrat e këtij virusi, të marrë te pacientët e infektuar, me kodet e proteina që gjenden në kafshë të ndryshme si zogjtë, gjarpërinjtë, iriqët dhe lakuriqët e natës.

Ata zbuluan se mostra përputhet me proteinat që gjenden te gjarpërinjtë. Por ende ka dyshime pasi ky lloj i gjarpërinjve ushqehet me lakuriqë, ndaj mendohet se virusi kinez mund të jetë transmetuar nga to te gjarpërinjtë, e më pas te njerëzit.

Por në fakt ky nuk është një rezultat përfundimtar, pasi shkencëtarët duhet të bëjnë një analizë të thellë përmes eksperimenteve laboratorike për të gjetur origjinën e këtij virusi. Por ky rast i këtij virusi, risjell edhe një herë në vëmendje alarmin se njerëzit duhet të ndalojnë konsumimin e kafshëve të egra, për të parandaluar përhapjen e infeksioneve të tilla.

Përgjigjet për të gjithë pyetjet në lidhje me virusin e ri në Kinë, i gjeni në këtë artikull. /L.F-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All