Nga Tritan Kalo

Shifra dhe fakte….Sipas të dhënave të OBSH/ËHO (Organizatës Botërore për Shëndetësinë) dhe CDC (Qendrës për Kontrollin e Parandalimin e Sëmundjeve Infektive në SHBA) të fundvitit 2019, vlerësohet se që prej vitit 2010 preken nga GRIPI mesatarisht çdo vit mëse 9.3 – 49 milion individë vetëm në SHBA, ose 5 – 20% të të gjithë popullatës, prej tyre të hospitalizuar janë 140.000 – 810.000 individë dhe numri i të vdekurve në vit llogaritet midis 12.000 – 61.000 individë (në të gjithë Botën kjo shifër e vdekjeve ngjitet në 290.000 deri 650.000 individë),  për arsye të problemeve që lidhen kryesisht me ndërlikime pulmonare (në mushkëri) të Gripit….

.SARS-CoV (Severe Acute Respiratory Syndrome) i shkaktuar nga një CORONAVIRUS, që shpërtheu në jug të Kinës në Nëntor 2002 – Korrik 2003 u shtri në 27 vende të botës me 8437 raste, dhe rezultoi me 774 vdekje.

Vendet më afër nesh që u prekën nga kjo sëmundje ishin Italia me 4 raste, dhe Rumania me 1 rast, por asnjë i vdekur….MERS-CoV (Middle East respiratory CORONAVIRUS syndrome), që prej shtatorit 2012 kur u zbulua e deri më sot janë evidentuar 2494 raste nga kjo sëmundje me 858 vdekje. Vendi më i prekur në vijimësi mbetet vend-origjina e kësaj sëmundje, Arabia Saudite…. RUAJU nga GRIPI dhe je ruajtur më së miri nga çdo sëmundje, e cila përhapet me rrugë aerogene përfshirë edhe CORONAVIRUSET….Po nga CORONAVIRUS i zbuluar në Wuhan, Kinë çfarë mundet të pritet? Përse gjithë kjo tollovi e madhe mediatike, dhe jo vetëm?… KUSH përfton prej saj?…Një ekuacion me “shumë të panjohura” ekonomiko-politiko-shëndetësore… ZGJIDHJEN e këtij  ekuacioni nxirreni vetë./Marrë nga Facebook-u i autorit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat