Shkencëtarët kanë çmontuar pjesët e kancerit dhe kanë gjetur pikat e tija  të dobëta,. Ky është një nga studimet më të mëdha të këtij lloji, i kryer ndonjëherë Shkencëtarët 600 gjene që mund të vihen në shënjestër nga barnat dhe që nuk do të dëmtojnë qelizat e shëndetshme në trup.

Trajtime të tilla si kimioterapia sulmojnë tërë trupin duke çuar në efekte anësore të padëshiruara,  si humbja e flokëve, vjellja dhe lodhja. Por gjetjet nga studimi, të përshkruara si ‘të fuqishme’ nga “Cancer Research UK”, mund të çojnë në një trajtim pa këto efekte rraskapitëse.

Dr. Fiona Behan, bashkëautore e studimit, i tha BBC: -‘Kjo është aq e rëndësishme sepse aktualisht ne trajtojmë kancerin duke trajtuar trupin e gjithë pacientit. Ne nuk i sulmojmë qelizat e kancerit në mënyrë specifike. Informacioni që kemi zbuluar në këtë studim ka identifikuar pikat e dobëta të qelizave të kancerit’.

Ajo shtoi se kjo do iu lejojë shkencëtarëve ‘të zhvillojnë ilaçe që sulmojnë kancerin dhe të e lënë indin e shëndetshëm të padëmtuar’.

Studiuesit e udhëhequr nga Instituti “Ëellcome Sanger”, shkatërruan rreth 20,000 gjene në më shumë se 300 modele të kancerit në një laborator. Ata u përqendruan në kanceret e zakonshme, të tilla si mushkëritë, zorrës së trashë dhe gjirit, si dhe ato ku nevojiten urgjentisht trajtime të tilla si pankreasi. Janë gjetur disa mijëra gjene kyçe, që janë vendimtare për mbijetesën e kancerit. Rezultatet u botuan në revistën Nature.


Flash Lajme