Warning: "continue" targeting switch is equivalent to "break". Did you mean to use "continue 2"? in /home/dardania/public_html/dardania.com/plugins/system/jabuilder/helper.php on line 265
I thoni lamtumirë palestrës, me këto 9 truke dobësimi!

Ndonjëherë, ne dëshirojmë që të heqim  disa kile që mendojmë se i kemi tepër. Ne duam të dukemi mirë në çdo ditë të jetës sonë. Por si mund të dukemi, nëse dhjami, barku i fryrë, na prishin të gjithë ditën.

Dritare.net ka sjellë për ju 9 mënyra të thjeshta si të humbisni kile, pa shkuar në palestër dhe pa u stresuar.

  • Kujtoji vetes sesa e rëndësishme je

Sipas studimeve, nëse ju e motivoni shpesh veten, ju do të jeni të shëndetshëm, si fizikisht edhe mendërisht. Por gjithashtu,  ndihmon edhe në dobësim. Nëse ju jeni të motivuar, do ta keni më të lehtë t’i nënshtroheni një diete edhe gjatë dietës, motivojuni shpesh, që mos ju ikë durimi dhe ta lini sërish. Mos harroni? Nëse doni të humbisni peshë, motivojuni. Kaq e thjeshtë është!

Shkruani gjërat më të mira të vetes, çfarë dëshironi të arrini. Dekorojeni dhomën ose zyrën me letra të vogla motivimi etj

  • Dëgjoni muzikë relaksuese

Nëse doni të dobësoheni Dardania.com ju sugjeron të dëgjoni muzikë. Pse? Sepse, nëse ju dëgjoni muzikë relaksuese, do të hani më pak ushqim.

  • Rrethojeni veten me ngjyra të ftohta

A e dini se ekziston një korrelacion midis ngjyrave dhe niveleve të oreksit? Ngjyrat e ftohta të tilla si: bluja, grija ose e zeza janë provuar të ulin oreksin. Por një blu krijon një atmosferë të qetë duke zvogëluar ndjenjat e ankthit dhe stresit.

  • Largoni oreksin, duke ndierë aroma të ndryshme

Disa aroma janë provuar të ndihmojnë me humbjen e peshës. Pse të mos sjellësh pak  romancë në shtëpinë tënde? Krijo një romancë duke ndezur disa qirinj, dhe mos harroni për vajrat aromatike.

Jasemina, livanda ose aroma e vaniljes,  jo vetëm që do t’ju ndihmojnë të qetësoheni pas një dite të lodhshme, por gjithashtu të reduktoni dëshirat e ushqimit, sugjeron Dardania.com

Kënaqeni veten

I bëni vetes tuaj shumë shpesh dhurata. Paratë që keni kursyer për ushqimin, i përdorni për t’i bërë një dhuratë vetes suaj. Një motivim i mirë ky apo jo?

  • Fiksimin për të ngrënë, zëvendësojeni me diçka të re

Tashmë keni një mënyrë të re për t’u dobësuar. Dardania.com ju sugjeron që, në vend të hani ushqim, merrni e lexoni ndonjë libër, ose shihni ndonjë film. Kështu ju do të shpërqendroheni dhe nuk do e keni më mendjen tek ushqimi.

  • Festoni për përparimin tuaj

Rezultatet janë ato që e bëjnë të efektshme humbjen e peshës. Sigurohuni që të përcillni progresin tuaj dhe t’i jepni vetëbesimit një nxitje sa herë që ndiheni sikur dieta është shumë e vështirë.

Fotografoni veten tuaj, provoni veshje që më parë nuk ju bënin. Ose bashkohuni me ndonjë grup, online, që ka të njëjtin problem si ju, humbjen e peshës, sugjeron Dardania.com

  • Paqësohuni me jetesën tuaj të re të shëndetshme.

Studiuesit australianë kohët e fundit zbuluan se shumica e humbjes së peshës ndodh kur nxjerrim dyoksid karboni. Me fjalë të tjera, ju nuk duhet të jeni një mësues meditimi për të rifreskuar shpirtrat tuaj.

Sa herë që ndiheni të lodhur, thjesht uluni dhe merrni frymë dhe ngadalë.

Frymë brenda dhe jashtë, dhe brenda dhe jashtë. Përsëriteni derisa të ndjeni që ndjenjat  e këqija u larguan./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net


Flash Lajme