Gjeje cili vesh më tingëllon! Kjo është ajo që të gjithë ia themi një personi, kur na tingëllon veshi. Dhe mos më thuaj që ti nuk e ke bërë asnjëherë sepse nuk e besoj.

Të gjithë e kemi përjetuar atë zhurmë, me intensitet të lartë dhe të ulët, irrituese dhe që të shkatërron nervat ndonjëherë. Nëse dhe ju, si unë nuk e duroni dot këtë zhurmë, po ju zbulojmë shkaqet nga se vjen.

Kur diçka nuk shkon me trupin tuaj, ose keni dhimbje koke, veshtët tuaj do të fillojnë të tingëllojnë. Nëse nuk flini mjaftueshëm, mund të prekeni nga migrena dhe kjo sëmundje shkakton tingëllimë të veshëve. Edhe gripi, mund të shkaktojë tingëllimë të veshëve. Një mënyrë për të zvogëluar sasinë e mukusit është avullimi. Shto piper ose eukalipt për ujin me avull për një efekt edhe më të mirë.

Për fat të keq, tringëllima kronike është e pashërueshme, por forma të caktuara të tringëllimës mund të zvogëlohen apo edhe të fiksohen. Si funksionon kjo? Ta shpjegojmë ne të Dardania.com

Tingëllima në vesh mund të ketë shkaqe të ndryshme, por 4 prej tyre janë shumë të zakonshme. Zbulojini në galerinë më poshtë!/Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

Foto 1 nga 4

Nëse keni qenë në party, koncerte të ndryshme, pasi të dilni që aty veshtët do t'ju tingëllojnë gjatë. Deri sa të vijnë sërish në vete. Nëse dëgjoni një zhurmë mbi 80 decibel për një periudhë të gjatë kohore, mund të përfundoni me humbjen e dëgjimit. Disa shembuj: alarmet, zilet e derës, boria e makinës, këto prodhojnë një zhurmë prej 80 decibelësh. Dardania.com ju sugjeron të bëni kujdes ndaj këtyre zhurmave, për të mbrojtur veshët tuaj.


Flash Lajme