Moda e flokëve ndryshon shpesh por disa nga vajzat e showbiz-it shqiptar kanë ruajtur një ngjyrë flokësh që nga dalja e tyre e parë deri më sot. Që nga Soni Malaj, Ami e Greta Koçi le ti hedhim një sy vajzave që e kanë patur të vështirë të eksperimentojnë me ngjyrat e flokëve.

Soni Malaj

Soni Malaj, padyshim mban vendin e parë nga lista e bruneve të përjetshme.  Që nga dalja e saj e parë në ekran deri më tani ajo ka mbajtur vetëm këtë ngjyrë flokësh.  Në një intervistë të dhënë kohë më parë ajo është shprehur se nuk ka ndërmend ta ndërrojë ngjyrën e flokëve dhe deri më tani duket se po e mban fjalën.

Greta Koçi

Greta Koçin mund ta kemi  parë me modele të ndryshme flokësh por me të njëjtën ngjyrë: brune.

Amarda Toska

Amarda Toska përfshihet në listën e bruneve ndonëse pak kohë më parë ajo ndryshoi look-un e saj nga flokë me ngjyrë të zezë shumë të errët në një nuancë të lehtë çokollate.

Iva Tiço

Iva Tiço, nuk njihet për natyrën e saj rebele për sa i përket look-ut të flokëve ndaj ka zgjedhur të qëndrojë besnike ndaj ngjyrave të errëta.

Armina Mevlani

Edhe pse kohët e fundit i ka dhënë një nuancë më të çelët flokëve, Armina Mevlani ka qëndruar gjithmonë në ngjyrat e errëta.

Ndonëse ndryshimet e mëdha në pamje shpesh herë janë të nevojshme edhe për tu përshtatur me tendencat e fundit, këto ishin 5 vajzat e zgjedhura nga showbiz-i shqiptar të cilat edhe pse nuk kanë eksperimentuar shumë me ngjyrat e flokëve e kanë mbetur te brunet besnike, ngjajnë vërtet bukur. /L.F/dritare.net


Flash Lajme