Para një muaji Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman u bënë prindër për herë të parë. Çifti i bëri një pritje shumë të bukur djalit të tyre Efehan, me dhurata dhe një mini-festë të organizuar vetëm për të.



Pavarësisht se dedikimet publike për djalin e tyre të sapolindur nuk munguan, u desh të prisnim derisa ai të mbushte 1 muaj për të parë pamjen e plotë.

Ditën e djeshme, Efehan mbushi 40 ditë dhe Almeda ka vendosur të publikojë një video të ëmbël në ‘Instastory-n’ e saj, ku shfaqet me vogëlushin në krah, me filtrin e qenit në fytyrë, duke zbuluar kështu sytë e tij të mëdhenj blu dhe fytyrën engjëllore.

Bukuroshja shqiptare duket se po e shijon në maksimum kohën pranë djalit të saj, madje pak ditë më parë, në një postim në ‘Instagram’ tha se do të donte të kishte dhe një fëmijë tjetër. Kujtojmë se Almeda dhe Tolgahan i dhanë fund beqarisë në vitin 2017, pas një lidhje disavjeçare.


Flash Lajme