Fansat e Spice Girls shpresonin që ajo të bashkohej me pjesën tjetër të grupit gjatë performancës së tyre të fundit në stadiumin Ëembley të shtunën në mbrëmje.

Por Victoria Beckham i dha fund thashethemeve se ajo do të bashkohet me grupin e vajzave, pasi ajo dhe burri David ishin të ftuar në dasmën e futbollistit Sergio Ramos me Pilar Rubio në Sevilje të Spanjës.

Spekulimi çoi në kulmethet e fansave të grupit vetëm disa orë përpara koncertit të tyre përfundimtar në Ëembley.

Victoria, 45, kishte veshur në dasmë një fustan shumë elegant dhe të sofistikuar të bardhë me motive spirancash detare blu dhe një palë këpucë ngjyrë ciklamin ndërsa David Becham mbante veshur një kostum tepër shik në ngjyrë blu.


Flash Lajme