Ledri Vula ka shijuar fundjavën në pub, këtë herë si klient dhe jo si i ftuar. Por prania e reperit ka tërhequr edhe më shumë vëmendjen pikërisht për shkak të shoqëruesve të tij.

Dukagjin dhe Anesa Lipa kanë qenë së bashku me të. Kujtojmë se Ledri dhe Dua Lipa pak vite më parë janë përfolur për një histori dashurie, ndaj mbrëmja e kaluar me prindërit e saj duket si përgatitja për një lajm të madh.



Nga imazhet e publikuara në rrjetet sociale, reperi duket shumë i afërt me çiftin, edhe pse këngëtarja me famë ndërkombëtare mungon në këtë mbrëmje. Ndoshta tani që Dua është beqare dhe reperi gjithashtu, krejt në fshehtësi dyshja është afruar edhe njëherë për të ndezur historinë e vjetër. Ku i dihet, ndoshta shumë shpejt do ti shohim përsëri artistët në krahët e njëri-tjetrit.


Flash Lajme