Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton, ka ribashkuar në një takim të veçantë zonjat mbretërore. Mbretëreshë Maxima e  Holandës dhe Mbretëreshë Letizia e Spanjës, ishin të hënën në Windsor në eventin e shërbimit të Garter.

Kate dukej elegante në këtë event, ku kishte veshur një fustan të bardhë të Catherine Walker dhe një kapelë nga Lock&Co.

Ndërsa Maxima ishte mahnitëse me një fustan  rozë të lehtë, me një rrip në mes dhe kapelë.

Letizia tregoi nivelet e saj sartoriale me një veshje mëndafshi të bardhë dhe gri.

Në galerinë më poshtë ju sjellin disa nga fotot më të bukura nga eventi./E.B-dritare.net

Foto 1 nga 15


Flash Lajme