Një dekadë pa Michael Jackson. Këngët e tij nuk po luhen më në shumicën e radiove kanadeze. “The Simpsons” nuk do të transmetojnë më një episod ku ishte zëri i tij dhe një dokumentar që pretendonte se Michael kishte abuzuar me fëmijë të mitur është më i shikuari nga “HBO” në dekadën e fundit.



Por, pavarësisht të gjithave, popullariteti i Michael Jackson duket më i fuqishëm se kurrë.

Sendet e tij personale shiten po miliona dollarë, teksa më shëtitoren e famës në Holliwood, ylli i këngëtarit legjendar vazhdon të shndërrijë fort.

Turistët admirojnë kërcimtarët e rrugës që nderojnë figurën e tij, ndërsa dyqanet e suvenireve shijojnë përfitime të mëdha.

Gazetari i muzikës Alan Cross tha se kjo nuk është për t’u habitur.

“Reputacioni i tij është patjetër i njollosur. Megjithatë, nuk është dëmtuar deri në atë pikë sa njerëzit të jenë mërzitur plotësisht prej tij. Ka gjithashtu një numër shumë të madh njerëzish që besojnë se ai është i pafajshëm”.

Ylli i popit ndërroi jetë 25 qershorin e vitit 2009 në Los Angeles. Dy vjet më vonë, një gjykatë e gjeti mjekun e tij, Conrad Murray fajtor për vrasje pasi i kishte dhënë këngëtarit një mbi dozë ilaçi “Propofol”, për t’a ndihmuar të flinte.


Flash Lajme