Robert Berisha ditën e sotme ishte i ftuar në emisonin “Trokit”, ku foli për projektet e tij muzikore, si dhe debatin e tij me Tunën, shkruan GazetaBlic.

Mirëpo, krahas këtyre, Roberti nuk e pati problem të thoshte dhe emrat me të cilët nuk do të bashkëpunonte kurrë.

“Tuna, Tayna, Kida dhe Remzie Osmani”, u shpreh hapur Robert Berisha.

Ndërsa sa i përket debatit me Tunën, Robert Berisha tha se për disa deklarata dhe është penduar. Por, sipas Robertit, njerëzit po ta dinin do i thonin mirë ke bërë.

“Ndoshta po, ka disa deklarata që mbase po. Njerëzit nuk dinë të vërtetën, por po ta dinin do më thonin mirë kë bërë. Njerëz jemi gabojmë, me Patrisin çdo gjë është ok. Me nipin shihemi, është mirë marshalla, raportet s’janë cënuar”, tha Robert Berisha.


Flash Lajme