Në muajin shkurt të këtij viti, reperi i njohur Gjiko dhe bashkëshortja e tij, moderatorja Elita Rudi, u bënë prindër për herë të parë.

Çifti vendosën ta quanin djalin e tyre Zëri. Në fillim ky emër që kishin zgjedhur Elita dhe Gjiko u kritikua shumë. Të gjithë thonin se mund të kishin zgjedhur një emër më të bukur.

Kritikave, ata nuk iu janë përgjigjur, derisa më në fund, Gjiko ka folur.

Ai në emisionin ‘N’drrimi Natës’ ka zbuluar pse ka vendosur ta quajë ashtu vogëlushin e tij.

“Një e afërme e jona na e sugjeroi vetëm Zë, e mua më pëlqeu shumë. Por Zë më dukej shumë shkurt, prandaj vendosëm t’ia lëmë Zëri”, tregoi Gjiko./E.B-dritare.net


Flash Lajme