Këngëtarja e njohur Elvana Gjata, është një nga vajzat e showbizit , që vazhdimisht na surprizon me këngët e saj. Shumë rrallë, ajo paralajmëron për një hit të ri, ndaj dhe postimet e saj i shikojmë pak me skepticizëm.

Së fundmi ajo publikoi befasisht këngën me Capital T “Fustani”, dhe lajmëroi se do të jetë në Prishtinë, në fillim të gushtit, në “Sunny Hill Festival”.

Këtë herë përmes Instagramit, ajo ka nxjerrë një foto mes dy luanëve dhe shkruan: “Next”. Mos ndoshta Elvana Gjata po na sjell një projekt të ri?./E.B-dritare.net


Flash Lajme