Këngëtarja Jonida Maliqi e cila përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion, është shprehur në emisionin “3-shat”, se Radio Televizioni Shqiptar, edne nuk e ka paguar.

Maliqi është shprehur se në dijeninë e saj kënga fituese paguhet por ende nuk ka marrë një konfirmim.

“Me sa kam informacion po, kënga fituese paguhet, por ende nuk ma kanë konfirmuar. E kam marrë vesh nga kolegët e mi dhe nga ata që kanë qenë më parë pjesëmarrës. Nuk i kam marrë ato para. Do t’i jap kohë dhe nëse do të jenë, patjetër që do t’i marr”, tha ajo./E.B-dritare.net


Flash Lajme