Mbrëmjen e djeshme në eminisionin  e gazetarit Bledi Fevziu, u diksutua për konceptin e bukurisë. Tetë të ftuarit dhanë mendimet e tyre në lidhje me temën se çfarë do të thotë të jesh e bukur sot dhe si po ndikojnë operacionet plastike në këtë aspekt.

Një ndër të ftuarit, opinionisti Olti Curri, tha se të gjithë vajzat e televizionit janë bërë të gjitha njësoj. Buzët , hundën, mollëzat të gjitha të ngjashme. Dhëmbët vipave sot, tha Curri, ngjajnë të gjtha si pllaka banjo.

 Pjesë nga diskutimi mes Olti Currit dhe Blendi Fevziut:

Blendi Fevziu: Këto janë buzët e 3 prezantueseve të njohura televizive në Shqipëri, janë të gjitha njësoj. Të gjitha njësoj, njësoj, njësoj komplet. Duket se edhe masën e fryrjes e kanë të ngjashme dhe hajde bëje dallimin. Duket një lloj bukurie, e cila në një farë mënyre nuk lidhet edhe me karakterin. Bukuria është edhe një shprehje e karakterit të gjithsecilit, është thënë gjithmonë, por mesa duket sot është një shprehje e karakterit të edhe të mjekut estetik.

Olti Curri: Nuk më duken të bëra këto buzët…

Blendi Fevziu: S’janë asnjëra të bëra ë?

Olti Curri: Me thënë të drejtën…Tek kjo e djathta janë fryrë sepse ka bërë faseta, dhe fasetat…

Blendi Fevziu: Me terma teknikë, mua më ngatërrove.

Olti Curri: E mo këto dhëmbët që i bëjnë si pllaka banjoje.

Blendi Fevziu: Ata që i mbanim ne kur ishim të vegjël me tela.

Olti Curri: Jo, jo, tani që i kanë të gjithë dhëmbët si pllaka banjoje. Duket sikur i kanë bërë me këto pllakat majolike.

Blendi Fevziu: I kanë dhëmbët njësoj, buzët njësoj, hundën njësoj, po i kape portret, nuk kupton më ku je./L.F-dritare.net


Flash Lajme