Prej kohësh kanë nisur xhirimet e filmit të Bes Kallakut. Ajo që është marrë vesh deri më tani është se një pjesë e personazheve të njohur të vendit tonë do të marrin pjesë në këtë komedi.

Bëhet me dije se ndër emra të tjerë të famshëm janë edhe Luana Vjollca, Blendi Fevziu dhe Bleona Qerreti. Filmi, ku Besi do të jetë edhe protagonist në rolin e Skifterit, do të quhet “Falco”.



Sara Kolami publikoi në Instagram-in e saj një foto ku shfaqet krah Bleona Qeretit dhe modeles amerikane të fitness-it Nadege Ndjebayi, ndërsa në përshkrim ka vendosur hashtag-un “falco” dhe duke shkruajtur:Më parë, është mësuar se pjesë e kastit janë edhe Olsi Bylyku dhe Albano Bogdo. “Është jashtëzakonisht shumë serioz. Histori aktuale sa i përket Shqipërisë dhe Kosovës. Nuk zbuloj më shumë por i premtoj publikut që do të jetë një nga komeditë më të bukura dhe më aktuale”., u shpreh ai për “Mirage”.


Flash Lajme