Reperi i njohur shqiptar, Noizy gjithmonë ka preferuar që jetën e tij private ta mbajë mjaft sekret, duke e bërë muzikën të vetmen gjë nëpërmjet së cilës fansat e tij të marrin vesh gjërat më të reja.



Edhe pse ai është babai i një vajze të quajtur Leandra, reperi preferon që atë ta mbajë jashtë syrit të publikut. Madje deri para pak kohësh ne nuk e dinim se Noizy kishte edhe një motër, por patëm mundësinë ta shihnim vetëm në ditën e saj të martesës.

Në Instagram-in e tij reperi na njohu edhe me një lajm të ri. Teksa ka shpërndarë një foto ku shihen këmbët e një djali dhe vajze sipër një torte, simbolikisht Noizy na tregon se shumë shpejt ai do të behet dajë për herë të dytë. “Vajzë apo djalë?” – është pyetja që reperi shtron.


Flash Lajme