Enca ka lajmëruar prej kohësh në rrjete sociale për këngën e saj më të re, e cila do të titullohet “Jealous much?”, e cila me siguri do të thyejë rrjetin me pamjet e nxehta në klip.



Pas fotos seksi ku shfaqej e veshur me leopard dhe shkëlqente me bizhuteritë Swarovski, këngëtarja ndau me fansat në ‘Instagram’ edhe një video me pamje nga klipi ku shfaqen femra me bikini të cilat kanë ekspozuar të pasmet e tyre.

Video ka marrë reagime të shumta nga ndjekësit, ndërsa dikush e quan Encën me humor “Dan Bilzeriani shqiptar”.

Për ata që nuk e dinë, Dan Bilzerian është tepër i njohur në botë për jetën e tij mes femrave dhe të gjitha postimet e tij në ‘Instagram’ janë të ngjashme me videon e fundit të Encës, plot të pasme femrash! “Dan Bilzer-esha”- i është përgjigjur Enca ndjekësit në koment.

Pesë vajzat janë shtrirë në vendin ku po xhirohet videoklipi teksa Enca i filmon. “Mirëmëngjesi. U zgjova kështu. Jealous much?”- shkruan këngëtarja krahas videos.


Flash Lajme