Rezarta Shkurta përmes disa postimeve në Instastory, ka treguar gabimin më të madh që ka bërë në jetë.

Ajo ka postuar një foto në Instastory, me filtrat e Snapchat, dhe shfaqet me pircing.

Mamaja e saj, e cila e shikon në postime të ndryshme, mendon se ajo e ka shpuar vërtet hundën.

“Shënim për mamin: E di që ma kontrollon Instagramin…Qetësohu!!! Nuk e kam shpuar  vërtetë hundën.”, shkruan Rezarta.

Pas këtij postimi e ëma i ka shkruar duke i thënë se, nuk e ka lënë mendja të bëjë diçka të tillë.

Rezarta e ka postuar përgjigjen në Instagram dhe shkruan se gabimi i saj më i madh që ka bërë në jetë, ishte t’i hapte mamit Instagram.

“Gabimi më i madh që kam bërë në jetë… I kam hapur mamit Instagram. Ju që jeni ende në kohë, mos e bëni, ju lutem”, shkruan Rezarta./E.B-dritare.net


Flash Lajme