Olsi Bylyku, aktori i njohur i humorit, vendosi që të na e prezantojë të dashurën e tij gjatë premierës së filmit “Dy Gisht Mjaltë”.

Aktori i “Be Coffee” ishte i ftuar së fundmi, në programin e ri të Roza Latit “Bukë me vete”, ku gjatë bisedës në kamp, duke qenë se edhe kurioziteti është i madh, moderatorja e pyeti pse e dashura e tij e shoqëron kudo ku ai shkon.

“Ajo është mbështetja ime më e madhe, është asistentja ime, më ndihmon në të gjitha projektet e mia”, u shpreh Olsi ndërsa Lorenc Hasrama zbuloi se e dashura e Olsit është shumë e talentuar në muzikë. Ajo ka shkruar pjesët më të bukura të teksteve të këngëve të tij.


Flash Lajme