Prej disa ditësh, në mediat rozë po përflitet për romancën e re të Dua Lipës me vëllain e motrave Hadid, Anwar-in.



Fillimisht çifti u përpoq ta mbante të fshehtë lidhjen, ndërsa tashmë kanë vendosur të dalin hapur publikisht.

Kësisoj, nuk mungojnë postimet mes tyre në rrjetet sociale.

Së fundmi në Instastoryn e saj, Dua ka publikuar një video ku shfaqet Anwar teksa bën një gjest të ëmbël për partneren e tij.

Ai ka shkruar në bluzë shkronjën “D” për Dua Lipën, ndërkohë që këngëtarja e filmon.

Mirëpo, veç gjestit të ëmbël, vëmendjen  na e tërhoqi një tjetër detaj. Thonjtë e Anwar duken të lyer me manikyr në ngjyra të ndryshme dhe i ka gjysmë të fshirë.

Por, mesa duket Dua nuk e ka aspak problem.


Flash Lajme