Pasi shëtiti në plazhet më të bukura të Europës, por jo vetëm, moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu, këtë fundjavë zgjodhi ta kalojë në kryeqytet. Ajo ka publikuar një video në instagramin e saj, ku shëtit me biçikletë në Parkun e Liqenit në Tiranë.

E lumtur, me muzikë në sfond, Vejsiu, sot ka zgjedhur të shkojë në punë me biçikletë.

Komentuesit, jo gjithmonë kanë komente pozitive. Por Alketa, nuk nguron asnjëherë, të përgjigjet një për një, sidomos, kur në ndonjë rast, i cenohet dinjiteti.

Në këtë rast, dikush i ka përmendur makinat e shtrenjta dhe moderatorja. Moderatorja i është përgjigjur kështu:

Komentuesja: “Sa larg e ke punen me shtepine se besoj te shkoni me biciklet ju qe keni makina te mira bere nje xhiro mire e bere se kujton femijerin po buke me vete ke mare dhe uje me akull si ne fakiret“.

Alekta: “Me duhen 20 min.Buke me vete nuk marr sepse ha para se te dal. Nje shishe uje po. Fakire kam qene dhe une. Me biçiklete me plumbat ne maje te kokes ne 97 ne Top Albania Radio. 4 vjet prita me padurim sa bleva nje Golf Ëolsvagen te perdorur te vjeter pa Ajer te Kondicionuar. Po kam nje makine me te mire tani, por se dua fare fare. Vetem biciklete dhe trena dua une. Jane me te mira se cdo avion privat dhe cdo ferrari“, shkruan Alketa./L.F-dritare.net

View this post on Instagram

A post shared by (@alketavejsiu) on


Flash Lajme