Gazetarja sportive, Ilda Bjeleri, ka zhvilluar një intervistë me fansat e saj në instagram. Ajo  i është përgjigjur kuriozitetit të fansave një më një. Përtej komplimenteve të shumta, nuk kanë nguruar as ata që tek tuk e ngacmonin atë me ndonjë koment, për pamjen, profesionin por edhe për pasurinë.

Një komentues, e ka pyetur Ildën se si mundet që një gazetare në Shqipëri, të ketë orë Rolex dhe ajo i është përgjigjur kështu.

Fansi: “Si arrin të blesh rolex me rrogë gazetarie?”

Ilda: “Sqarim: fakti që jam gazetare dhe padyshim paguhem shumë mirë, nuk do të thotë që nuk kam të ardhura familjare, për më tepër që gjyshja ime vjen nga një familje e vjetër “tironce” shumë e njohur e me tradita. Ps. Hera e parë që shpjegoj kaq shumë”, ka shkruar ajo. Epo e sqaroi edhe Ilda një herë e mirë këtë kuriozitet të madh të fansave./L.F-dritare.net


Flash Lajme